Turqia do të forcojë kordonin rreth kryengritësve të grupit kurd PKK në Irak dhe problemi do të zgjidhet përfundimisht këtë verë, ka bërë të qartë Recep Tayyip Erdogan, një deklaratë e interpretuar si një paralajmërim i përshkallëzimit të operacioneve ushtarake.
Konkretisht, pas mbledhjes së kabinetit, presidenti turk tha: “Ne jemi gati të mbyllim kordonin që do të sigurojë kufirin tonë me Irakun. Dashtë Zoti, ne do ta kemi zgjidhur përfundimisht çështjen në kufirin tonë me Irakun këtë verë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve në zonë të respektojnë strategjinë tonë të sigurisë, të cilën ua kemi përshkruar qartë. Përndryshe, ata vetë do të jenë shkaku i tensioneve që do të lindin”.
Duke iu referuar luftës në Gaza, Rexhep Tajip Erdogan tha se ndërtesa e parë e një vendbanimi hebre do të mjaftonte në vetvete për të treguar se shkaku i kësaj mizorie nuk është asgjë tjetër, “por vetëm vjedhja, imoraliteti dhe çnderimi“.
Në të njëjtën kohë, ai iu referua edhe industrisë turke të mbrojtjes, duke thënë se Turqia është në tre vendet e para të eksportit në botë në teknologjinë e dronëve të armatosur dhe në krye të eksporteve të tyre. “Vetëm vitin e kaluar, eksportet e dronëve arritën në 1.8 miliardë dollarë”, shtoi presidenti turk./abcnews.al