Erdogan në Hungari, priten të nënshkruhen 16 marrëveshje mes dy vendeve

schedule12:38 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 12:38 - 18 Dhjetor, 2023

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të mbërrijë të hënën në Hungari për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Hungarisë, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Vizita vjen pas ftesës së kryeministrit hungarez Viktor Orban. Erdogan dhe Orban do të bashkëkryesojnë takimin e gjashtë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Hungari.

Liderët do të flasin edhe për çështjet aktuale rajonale dhe globale.

Sipas burimeve diplomatike, gjatë vizitës së Erdogan, të dyja palët pritet të të rrisin partneritetin strategjik mes dy vendeve në nivelin e partneritetit strategjik të zgjeruar.

Vizita ka në fokus bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e ekonomisë, tregtisë, industrisë së mbrojtjes, kulturës dhe energjisë.

Erdogan dhe Orban pritet të nënshkruajnë 16 marrëveshje. Qëllimi i Turqisë është të rrisë tregtinë dypalëshe në 6 miliardë dollarë nga 3.3 miliardë që është sot.

Gjithashtu gjatë qëndrimit të Erdogan në Budapest është parashikuar të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së vitit kulturor Turqi-Hungari, me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!