Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të takohet me kreun e Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp. Ndër temat kryesore të takimit do të jenë ndërhyrja ushtarake turke në Sirinë veriore dhe blerja nga Turqia e një sistemi rus të mbrojtjes ajrore.
Axhenda e publikuar përfshin edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë shprehur shqetësim të thellë për blerjen nga Turqia të sistemit rus të raketave S-400, duke thënë se ato nuk përputhen me sistemet mbrojtëse të aleancës, dhe se përbëjnë rrezik për programin amerikan të avionit luftarak F-35.
Një zyrtar i lartë amerikan tha se një tjetër prioritet i Presidentit Trump do të jetë situata në Siri, ku Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për një rishfaqje të mundshme të Shtetit Islamik, si dhe për të parandaluar “mizoritë humanitare ndaj minoriteteve fetare dhe etnike”. Trump pritet të flasë edhe për çështjet e të drejtave të njeriut në Turqi. /abcnews.al