Duke folur për gazetarët në Nju Jork, Rexhep Tajip Erdogan shprehu mosdakordëisnë e tij me “qëndrimin negativ” të liderëve të tjerë ndaj Vladimir Putinit pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Presidentët dhe kryeministrat kanë një qëndrim negativ ndaj Putinit. Ne, natyrisht, nuk kemi të njëjtin qëndrim.
Nuk janë të drejta këto qasje sepse Rusia nuk është një vend i thjeshtë”, tha Erdogan.
Turqia furnizon me dronë forcat e armatosura të Ukrainës, por ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin, ndërsa Erdogan është përpjekur të ndërmjetësojë një armëpushim dhe të ringjallë një marrëveshje për eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi.
Në samitin e fundit të G20 në Indi, Erdogan u bëri thirrje liderëve që të plotësojnë disa nga kërkesat e Rusisë pasi më parë dështuan të bindin Putinin të kthehej në marrëveshjen ushqimore, nga e cila Moska u tërhoq në korrik.
/abcnews.al