Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka fajësuar partitë opozitare për “shfrytëzimin” e një mosmarrëveshjeje mes dy klubeve më të mëdha të futbollit turk dhe zyrtarëve sauditë.
Finalja e Superkupës së Turqisë, e cila duhej të luhej të premten në Arabinë Saudite, u shty për kohë të papërcaktuar, pasi klubet rivale nga Stambolli, Galatasaray dhe Fenerbahce, nuk pranuan të dilnin në fushë dhe u kthyen në Turqi, shkruan REL.
Qindra tifozë të të dy klubeve shkuan në aeroportet e Stambollit para agimit për t’i përshëndetur dhe brohoritur ekipet e tyre.
Në një komunikatë të përbashkët të premten, Federata e Futbollit e Turqisë dhe klubet i cituan “pengesat në organizim” si arsye për shtyrjen e ndeshjes, si dhe e falënderuar Arabinë Saudite për përpjekjet e saj për ta organizuar ndeshjen.