Presidenti Rexhep Tayip Erdogan këmbëngul në qëndrimin e tij mbi emigracionin, i cili kundërshton me vendosmëri çështjen e pranimit pavarësisht thirrjeve të BE -së dhe deklaratës së përbashkët që është nënshkruar.
Në një samit të jashtëzakonshëm të G20 të ekonomive më të zhvilluara në botë, të mbajtur sot online, presidenti turk iu referua rrezikut të një vale të re refugjatësh.
Erdogan theksoi: “Turqia nuk mund të përballojë një valë të re emigrantësh nga Afganistani, e cila do të prekte edhe vendet evropiane”.
Në të njëjtën kohë, ai shtoi se “emigracioni është një problem global” dhe uroi që “stabiliteti dhe siguria” të mbizotërojë në Afganistan sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu, Erdogan bëri thirrje që talebanët të kenë një qeverie me bazë të gjerë.
Së fundi, Erdogan propozoi krijimin e një grupi pune për emigracionin, të kryesuar nga Turqia, në kontekstin e G20-ës së ardhshme, presidenca e së cilës do të merret nga Indonezia. g.v/abcnews.al