“Është koha për të diskutuar hartimin e një kushtetute të re”.
Kështu ka deklaruar presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në një deklaratë në Kompleksin Presidencial të Ankarasë.
Me këtë rast ai ka nënvizuar se Partia e tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe aleati i saj, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) kanë rënë dakord mbi planin.
Në këtë drejtim,ai ka thënë se ndryshimet në kushtetutë duhet të bëhen në një mënyrë transparente.
Referendumi kushtetues i vitit 2017 u kërkoi votuesve të vendosnin për një projektligj prej 18 nenesh që kalonte nga sistemi parlamentar në atë presidencial, midis ndryshimeve të tjera.
“Paketat tona të reformave do të zbulohen së shpejti në detaje të plota”, citohet të ketë thënë presidenti turk, duke shtuar se reformat do të kryhen në gjyqësor dhe ekonomi.
Gjatë paraqitjes së tij, Erdogan gjithashtu preku zhvillimet ekonomike, duke thënë se Turqia ka përballuar mirë pasojat e pandemisë në vazhdim.
Presidenti njoftoi gjithashtu një plan për të filluar një “lehtësimin gradual të kufizimeve të COVID-19.
Turqia filloi fushatën e saj masive të vaksinimit kundër COVID-19 më 14 janar, duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe zyrtarët e lartë për të inkurajuar besimin e publikut në vaksinat./abcnews.al