Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u shpreh i hapur për një takim në perspektivë me Kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Kontaktet tona dypalëshe dhe pjesa tjetër e komunikimit vazhdojnë. Në të gjitha këto kontakte, çështja e komunikimit me Greqinë dhe Mitsotakis është diçka që ne e trajtojmë pozitivisht“.
Në të njëjtën kohë, kur u pyet nëse raportet e tij ishin me vetë Kyriakos Mitsotakis, Erdogan theksoi “Këto hapa mund të ndërmerren“.
Lidhur me tensionin në marrëdhëniet me SHBA për shkak të raketave “S-400”, Erdogan deklaroi se ai është i vendosur për dorëzimin e pjesës së dytë nga Rusia. “Ankaraja ka në plan ta diskutojë këtë me Moskën në fund të janarit” tha presidenti turk.
Greqia dhe Turqia ranë dakord që të ulen në Ankara për të biseduar për cështjen e kufirit detar pas shumë tensioneve, që shkuan në prag lufte./ db/Abcnews.al