Në Turqi kanë mbetur më pak 2% e votave për t’u numëruar. Recep Tayip Erdogan ka siguruar mandatin e tretë pasi kryeson me mbi 52% përballë rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu me 47.88%.
Liderat botëror tashmë i kanë dërguar urimet e tyre Erdoganit për fitoren e mandatit të tretë.
Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh ka uruar Erdoganin dhe popullin turk për “fitoren e tyre në zgjedhje”.
Urimet e tij i ka dërguar edhe kryeministri libian Abdul Hamid Dbeibeh. Dbeibeh tha se “fitorja zgjedhore” e Erdoganit ishte një ripërtëritje e besimit të popullit turk në projektet dhe politikat e suksesshme të presidentit. Qeveria e Unitetit Kombëtar me bazë në Tripoli e Dbeibeh mbështetet nga Turqia kundër një qeverie rivale me bazë lindore.
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka uruar Erdoganin “për fitoren e tij të padiskutueshme në zgjedhje”.
Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, ka uruar Erdoganin, duke i thënë “suksese për mandatin e ri”.
“Vëllai im i dashur, Recep Tayyip Erdogan, urime për fitoren tuaj”, shkroi ai në Twitter.
أخي العزيز رجب طيب أردوغان مبارك لكم الفوز، وأتمنى لك التوفيق في ولايتك الجديدة، وأن تحقق فيها ما يطمح له الشعب التركي الشقيق من تقدم ورخاء، ولعلاقات بلدينا القوية مزيداً من التطور والنماء.
— تميم بن حمد (@TamimBinHamad) May 28, 2023
/abcnews.al