Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli për herë të parë për sulmin terrorist në Moskë, në kuadër të tubimit qendror zgjedhor të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Ankara.
“Në emër të vendit dhe kombit tim, i shpreh ngushëllimet tona qeverisë ruse për sulmin terrorist në një sallë koncertesh në Moskë të premten. Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm të tmerrshëm terrorist që kishte në shënjestër civilët e pafajshëm”, tha presidenti turk.
Ai vazhdoi: “Terrorizmi është i papranueshëm ngado që vjen, kushdo qoftë autori. Si një vend që e njeh shumë mirë fytyrën e përgjakshme dhe tradhtare të terrorizmit, ne ndajmë dhimbjen e popullit rus si komb, si shtet. Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër terrorizmit, armikut të përbashkët të njerëzimit”.
Kujtojmë që katër persona, 143 persona janë të vdekur deri tani nga sulmi i ndodhur pasditen e së mërkurës kur persona të armatosur qëlluan një sallë koncertesh në periferi të Moskës. Kremlini bëri të ditur se 11 vetë janë vënë në pranga, përfshirë 4 agresorë të dyshuar, për masakrën. Ndërkohë që Putin, në një dalje këtë të shtunë e konsideroi një sulm frikacakësh./abcnews.al