Erdogan bën deklaratën e fortë para Samitit të NATO-s në Madrit: Dyert e Turqisë janë të mbyllura për Greqinë

schedule12:39 - 28 Qershor, 2022

schedule 12:39 - 28 Qershor, 2022

Gjatë nisjes së tij për në Samitin e NATO-s në Madrit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri deklarata të forta ndaj kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Presidenti turk theksoi se dyert e Turqisë mbeten të mbyllura për Greqinë, teksa vuri në pikëpyetje nëse NATO do të përballonte largimin e Turqisë nga Aleanca Euroatalntike.

Lexo edhe: Erdogan pritet të diskutojë marrëveshjen e “ngecur” më Amerikën për avionët F-1

Fuqia më e rëndësishme është Turqia. A mund të përballojë NATO-ja të humbasë një fuqi si Turqia? Turqia e ka përdorur vazhdimisht fuqinë e saj për NATO-n. Jemi të vendosur të vazhdojmë këtë kurs të papajtueshëm”, ka thënë Erdogan për gazetarët teksa është nisur për në Madrit, ku do të zhvillohet Samiti i NATO-s.

“Nuk është e mundur që unë të kem një takim dypalësh me zotin Mitsotakis .Ne kishim planifikuar një takim strategjik të nivelit të lartë me Greqinë, por unë e anulova. Nuk mund të bëhet më, ka mbaruar. Ne e mbyllëm këtë derë”, tha Erdogan.

Fuqia më e rëndësishme është Turqia. A mund të përballojë NATO-ja të humbasë një fuqi si Turqia? Turqia e ka përdorur vazhdimisht fuqinë e saj për NATO-n. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë këtë kurs të papajtueshëm,” tha Erdogan.

“Çfarë bëri NATO për të luftuar terrorizmin kur mijëra kamionë me armë iu dhanë terroristëve? Kamionët kanë ardhur nga SHBA. Do ta themi sërish në takimin tonë. Si është e mundur që të jenë dy vende krah për krah dhe brenda NATO-s dhe t’u jepen armë terroristëve? Ju thatë që jepen në Greqi me synimin e Rusisë. Domethënë kundër kujt përdoren këto armë? Tani i njohim shumë mirë. Ne do t’i nxjerrim në plan të parë. “Ku u strehua në Greqi FETÖ, që tentoi grushtin e shtetit?”, tha Erdogan, 

Presidenti turk tha gjithashtu se sot në mëngjes ka pasur një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Joe Biden, i cili ka shprehur dëshirën që të takohet sonte ose nesër në Madrid, në kuadër  të Samitit të NATO-s.

Për çështjen e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Atlantike, Erdogan tha se nuk dëshiron fjalë, por vepra./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!