Presidenti i Turqisë Erdogan kritikoi mediat amerikane për raportimin e lajmit për hapa prapa të tij në rastin e diplomatëve perëndimorë, të cilët i kishte shpallur “non grata” dhe më pas i dëboi nga vendi.
Në një deklaratë për mediat turke, Erdogan theksoi se nuk ka bërë asnjë hap prapa, përkundrazi është në sulm: Të bësh hapa prapa, nuk është pjesë e fjalorit tim, tha ai.
Për shkak të një apeli për lirimin nga burgu të aktivistit të të drejtave të njeriut Osman Kavala, Erdoan urdhëroi dëbimin nga vendi të 10 ambasadorëve perëndimorë, mes të cilëve atë amerikan, të Francës dhe Gjermanisë. Pas reagimeve të ashpra, presidenti turk uli tensionet dhe nuk i dëboi diplomatët.
/abcnews.al