Quhet Jakub Popuhlar, nomad dixhital nga Gjermania dhe prej 4 muajsh po qëndron në Shqipëri. Në një intervistë për “Virtual Wars”, me Jeta Kasemin, ai tregon eksperiencën në vendin tonë, ndërsa thotë se ka vizituar mjaft qytete në Shqipëri.
Prej kater muajsh po qëndron në Shqipëri.
Po.
Pra, nga marsi e deri më tani dhe je duke punuar me një kompani gjermane, duke menaxhuar,dhe duke u siguruar qe gjithcka te shkoj mire per turistet gjermane ne vendin tone, ndërsa ata po shijojnë pushimet e tyre në Shqipëri, apo jo? Por në njëfarë mënyre po eksploroni edhe Shqipërinë, por jo për herë të parë, sepse nuk është hera e parë që vini në vendin tonë dhe bëni gjëra të ndryshme.Mund të na tregosh cila eshte lidhja jote me Shqiperine te cilen e ke vizituar per here te pare ne 2014 dhe rikthehesh ne 2024?
Absolutisht, pra siç e thatë drejt, heraime e parë në Shqipëri ishte viti 2014. Ishte pjesë e udhëtimit tim të parë të madh. Unë isha një djalë i ri atëherë, mund të them, dhe ishte një aventurë, sepse njihja Kroacinë, njihja Greqinë, por Shqipëria ishte një e panjohur e madhe. Dhe kur unë dhe shoku im më i mirë erdhëm këtu, ishte sikur, uau, ku jemi? Çfarë viti është? Me të vertet u shtangem dhe këtë e mbaj mend gjallërisht.Ne po ecnim në Durres në plazh, dhe dikush mbante nje ari si kafshe shtepiake. Na dukej vetja sikur te ishim ne nje film dhe pyesnim veten a është një gjë e vërtetë? Na pelqeu shume, e dashuruam Shqiperine. Dhe pastaj 10 vjet më vonë, erdha përsëri këtu për të parëa është ky një vend ku mund ta shoh veten duke punuar dhe duke kaluar më shumë kohë? Dhe për shkak se unë punoj në një hotel shumë të mire, mendoj se po, mund ta shoh veten duke jetuar ketu. Dhe këto 10 vjet në mes, dua të them, ky vend ka ndryshuar kaq shumë.
Gjithmonë më pëlqen ta përshkruaj Shqipërinë, Tiranën konkretisht, por Shqipërinë në përgjithësi, si një vend me shumë kontraste, sepse mund t’i gjenite gjitha kahet lehtësisht teksa udhëton. Cfare mund te thuash se ka ndryshuar ne keto 10 vite, nga 2014 deri ne 2024 ne perspektiven tende?
Sigurisht që mund të shihni se arkitektura dhe infrastruktura është duke u zhvilluar sepse duhej bere por gjithashtu per te lejuar me shume njerez te behen pjese e vendit. Për qëllime turistike, atëherë rrugët duhet të jenë më të mira. Une di qe ju jeni duke ndërtuar një tren, i cili është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Por një gjë që nuk ka ndryshuar janë njerëzit. Njerëzit janë akoma kaq të mirë. Më kujtohet atëherë në Tiranë, nuk kishte stacion autobusi. E dinim se do te zbrisnim diku dhe nuk kishim idenë se si të shkonim në destinacionin tonë të ardhshëm. Dhe ne thjesht pyesnim.Unë flas disa gjuhë. shqipja nuk është një prej tyre. Dhe ishte shumë e vështirë për të komunikuar.Por më kujtohen këta dy djem, na çuan nëpër te gjithe qytetin për 20 minuta dhe na treguan stacionin tone te autobusit. Dhe pastaj ata u larguan dhe ecën në drejtimin tjetër. Dhe edhe tani, ne jemi duke punuar me shqiptarët, unë mund të shoh se ata përpiqen shumë. Ata vërtet duan ta bëjnë atë të mahnitshme për njerëzit që vijnë këtu dhe me të vërtetë ta tregojnë vendin në dritën e tij më të mirë. Sepse ka ende disamungesa aftësish. Në Gjermani ose në Sllovaki, nga e kam origjinën, ne kemi shumë institucione dhe per pasoje marrim shume trajnime dhe punohet shume me njerezit. Ndersa ne Shqiperi njerezit shkojne cdo dite ne pune dhe perpiqen te bejne me te miren e tyre.Kështu që unë mendoj se me energjinë dhe qëndrimin pozitiv është vërtet kompensues i deritanishëm i mungesës së aftësive por edhe mungesa e aftësive mund të mësohet. Kështu që unë besoj se Shqipëria është në të vërtetë në një drejtim shumë të mirë.
Sa i përket turizmit, cilat mendon se janë mungesat e aftësive tona në atë sektor?
Domethënë unë punoj edhe në më shumë hotele. Nuk ka të bëjë me aftësi si gjërat e vogla. Por ka të bëjë me aspekte me te medha, veçanërisht kur bëhet fjalë, dhe mendoj se kjo nuk është asgjë e re, kur bëhet fjalë për plehrat. Ka plazh të bukur dhe ka plastikë kudo. Dhe të ftuarit tanë gjithashtu nga Gjermania, ata e shohin kete problematike dhe jane shumë, shumë të ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje te ndotjes se natyres. Dua të them, gjermanët janë gjithashtu, mendoj, numri një në botë, por në të vërtetë, është thjesht pis. Ju keni kompleksete bukura kudo qe mund të konkurrojnë me elitën në Evropë për mendimin tim, por plehrat, veçanërisht plazhi, në natyrë, është me të vërtetë një gjë për të cilën vendi duhet të punojë.
Duke folur për të gjitha qytetet që keni vizituar në Shqipëri, nuk e di nëse keni pasur mundësi të udhëtoni shumë. Sigurisht qe ke qene ne Durres keto tre muaj, por edhe ke ardhur per te eksploruar vendin ne 2014. Mund te na tregosh disa nga aventurat e tua, sepse edhe une e di qe je gjithashtu nje aventurier dhe I pasionuar pas sporteve ekstreme.
Nuk jane detyrimisht sporte ekstreme, por më pëlqen t’i çoj gjërat në ekstreme dhe gjithashtu aventurat. Jo vetëm që teshkoj nga pika A në pikën B ku shkojnë të gjithë, unë përpiqem të shkoj nga pika A në pikën C ku shkojnë shumë pak njerëz. Kështu që unë zakonisht kur shkoj dhe udhëtoj, përpiqem të shkoj në vende ku nuk mund të marrësh autobus. Sepse atëherë i keni të gjithë autobusët turistikë që shkojnë atje. Pra, nëse ju duhet të bëni një udhëtim si një orë, dy orë ecje apo edhe pesë orë, është në rregull.
A e keni bërë këtë në Shqipëri?
Ende jo. Unë kam qenë në liqenin e komanit 10 vjet më parë.E mbaj mend atë. Nuk e kisha idenë se ku isha. Sapo u informuam per te, menjehere vendosem te kryejme udhetimin pasi na dukej si nje aventure e kendshme. Mbaj mend që udhëtimi për në Tiranë ishte rraskapitës.
Si u kthyet per ne Tirane?
Nuk e kemi idenë as sot e kesaj dite. Domethënë, vërtet nuk e di sepse zbritëm nga trageti dhe shoferet na therrisnin: Tiranë? Tiranë? Kështu hipëm në nje makinë dhe krejt papritur na nxorrën jashtë.Sepse ju keni shenja e ndryshme te levizjes se kokes per te treguar po apo jo. Dhe ne ngelem te hutuar, pyesnim veten cfare po ndodhte? Çfarë kërkonin nga ne? na nxorri jashte sepse levizja e tij e kokes ishte per “jo” por ne kuptuam “po”. Gjera te ngjashme te vogla.Më pas arritëm në Tiranë dhe ishte gjithashtu një aventurë, por për t’u kthyer te pyetja juaj, unë kam qenë në Sarandë, kam qenë në Shkoder, plazhet e bukura të Sarandës. Është shumë turistike.
Ne fakt Saranda dhe specifikisht Ksamili po cilesohen nga mediat nderkombetare dhe blogeret e udhetimeve si “Maldivet e Europes” ne te gjithe Europen. Por gjithashtu shume media britanike e cilesojne si thesarin e cmuar te ballkanin, ende te pa eksploruar dhe per udhetime me buxhet te ulet. Çfarë mendon për këtë?
Mendoj se ka shumë potencial në Shqipëri, veçanërisht në natyrë, por asgjë nuk e prish pamjen më shumë sidomos për njerëzit e Instagramit apo rrjeteve sociale qe thone “Unë dua të bëj një foto të bukur të plazhit” dhe shohin se ka mbeturina, kështu që le t’i vendosim plehrat anash. Unë jam dakord me këtë. Mendoj se është një nga perlat e fundit në Evropë. Dua të them se kam qenë në të gjithë botën. Unë kam qenë në Fixhi që është një parajsë tropikale. Ndoshta lokacione shume te ndryshme, por ne jemi në Mesdhe. Jam dakord. Por siç thashë, është një gjë që tregoni në fotodhe gje tjeter pastaj përvoja botërore që njerëzit kanë këtu. Me vetë njerëzit, po, janë shume te dashur, por pastaj shikojmë jashtë, me infrastrukturen dhe kabllot qe varen nga shtylla, kudo që ke rrugën kryesore… por mendoj se kjo ndodh në të gjithë botën. Si per shembull, në Meksikë, ka vende te jashtezakonshme. Por e di që Shqipëria është përpjekur vërtet shumë, veçanërisht duke pasur parasysh historinë. Kanë kaluar vetëm 35 vjet më shumë, pak a shumë qe vendin të përmirësohet dhe mendoj se është arritur në një mënyrë të shkëlqyer.
Ne Shqiperine, ne kemi një fjalë që është BESA, pra ti japesh premtimin dikujt dhe te mos e thyesh. Unë mendoj se e kedëgjuar për të.
Ndoshta.
Është dicka qe na ben shume krenari si popullesi. Ne nuk kthejme fjalën, nuk I thyejme premtimet tona. Dhe gjithashtu ne jemi shumëte dashur.Nepunojmë shumë për mikpritur kedo, ne punojmë kaq shumë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Dhe ndonjëherë më duket se kjo është ajo që e bën Shqipërinë një eksperiencë, sepse nuk e pret kurrë të gjesh ketë lloj trajtimi, nëse do ta quaja një trajtim. A mendoni kështu? A e keni përjetuar atë?
Është interesante per mua qe e permend, sepse kam një krahasim të drejtpërdrejtë nga udhëtimi im i fundit në Meksikë, dhe në Meksikë, të gjithë thjesht përpiqen të te marrin paratë. Per ta je thjesht nje thes me para duke ecur dhe aty ndihesh ne kete forme. Te shohin si turist dhe duket sikur te thone“je turist më jep paratë e tua, më jep paratë e tua”.Ndërsa këtu në Shqipëri duket sikur te thone “Ah, ti je turist, jeni te mirepritur, ejani dhe shijoni vendin tone, me se mund tju ndihmoj”, pra e jashtezakonshme, nje ndjesi totalisht ndryshe dhe une besoj se nese kjo vazhdon ne Shqiperi sepse ne krahasim me vende te tjera – une nuk dua te bej ofendoj asnje shtet tjeter – por disa vende te shfrytezojne dhe te presionojne per te hyre ne restorant, per te blere ne dyqan. Mendoj se është e bukur dhe nëse shqiptarët mund ta mbajnë kete, do të vijnë më shumë njerëz këtu, sepse ata kanë përgjithësisht përvojë të mire. Kështu siç thashë, më kujtohet që atëherë, vite më pare, i thoja mikut tim të mos vishte fanellën e kombëtares gjermane apo fanellën e kombëtares së futbollit, sepse mendoja se do te na prishte pune. Madje vendosem qe mos te flasim as ne gjuhen gjermane. Ne flasim anglisht dhe më pas do të flisja sllovakisht në Kroaci për të marrëndoshta çmime më të mira, por shoku im ishte shumë kokëfortëDhe ne Shqiperi ndodhi e kunderta ne 2014ten. Ju na njihnit per shkak te futbollit dhe kupes se botes. Ishte nje experience shume interesante. Kuptova qe gjermanëtjane me të vërtetë të njohur këtu. Me pelqen. Dhe shoku im gjerman u ndje shume mire.Madje edhe sot kur miqtë e mi gjermanë apo turistet gjermane qe menaxhoj ketu vijne te vizitojne vendin, e kuptojne kete ndjesi. Dhe gjermanët nuk janë mësuar vërtet me këtë. Ndonjehere me pyesin persejo në Itali, pse jo në Mallorca, dhe ju them se na pëlqen Shqipëria, duam të vijmë këtu dhe ta shohim.
Ti na ke sjelle nje top që është, nese mund ta quaja një nga pasionet tuaja më të mëdha dhe gjithashtu një nga gjërat që po punoni më shumë?
Tani për tani, mendoj se po. Ka qenë pika kryesore e jetës sime për pesë vitet e fundit. Dhe ky top sebashku me rrjeten perben sportinround net. Është me origjinë nga SHBA. Dhe mund ta shihni në të gjithë Evropën dhe gjithashtu në SHBA duke u luajtur në plazh. Pra, duket sikur keni një trampolinë të vogël dhe luani dy kundër dy. Dhe është shumë e shpejtë. Është mjaft e vështirë pesë minutat e para, por më pas e kapni dhe është shumë e lehtë. Dhe gjithashtu organizoj gara, kampe stërvitore. Dhe një nga qëllimet e mia është të sjell në të vërtetë “Round net” drejt Shqipërisë sepse shoh gjithë potencialin me plazhet këtu.
Po, por le të ndalemi te ky sport që quhet rrjetë e rrumbullakët. Po, dhe si e luani saktësisht?
Pra, imagjinoni volejbollin në plazh, apo jo? Pra, ju keni dy lojtarë që luajnë kundër dy lojtarëve Ju keni tre prekje tre kontakte dy pasime dhe ju nuk luani mbi rrjetë, por luani në rrjetë, kështu që topi kercen dhe lojtaret rrotullohen 360 grade
Kjo është shumë interesante. Gjithashtu shumë interesante për t’u dukur, sepse nuk duket si asnjë lloj sporti tjeter.
Po, është diçka e re qe mund të luhet me duar, kështu që mjafton të keni një koordinim të mirë sy-dorë. Dhe unë kam luajtur me njerëz nga 5 vjeç, deri në 65 mendoj se është më i moshuari. Dhe është thjesht e mrekullueshme se si kushdo, qofte dikush qe eshte tip sportive dhe di te luaj ne shume sporte apo dikush qe nuk ka prekur asnjehere me pare top me dore, mjafton te marrin disa udhezime dhe nisin te luajne Brenda 2 minutave. Dhe unë kam kaq shumë histori të mrekullueshme, sepse është ende nje sport I ri. Me ka bere qe te njoh njerez ne te gjithe boten, te krijoj miqesi kudo. Madje njerez me kane ftuar te qendroj ne shtepine e tyre pasi kemi luajtur “round net”. Kam dhënë mësim në Kolumbi, në Filipine, në SHBA, në të gjithë Evropën. Dhe është një komunitet kaq i këndshëm i të rinjve që duan të shkojnë në udhëtime, të flasin gjuhë të ndryshme dhe të lidhen me këtë top gome, siç I themi ne.
Dhe doni ta sillni në Shqiperi?
Po. Ky është plani.Sigurisht, dua ta bëj sportin pak më të madh, sepse atëherë lojtarët mund të njihen pak më shumë. Disa nga lojtarët tanë marrin miliona shikime në TikTok ose Instagram. Dhe gjithashtu dua t’u tregoj njerëzve se Shqipëria është në të vërtetë shumë e kendshme dhe është shumë afër, sepse e kuptoj se jo të gjithë kanë privilegjin ose kanë zgjedhur të jetojnë jetën time, domethënë të udhëtojnë shumë, të shohin të gjitha kulturat e ndryshme. Dhe unë dua që ata të shikojnë Shqipërine, ka aktivitete shume argetuese ketu. Nuk është aq e shtrenjtë sa në Gjermani apo në Spanjë. Dhe gjithashtu ne mund të luajmë sportin tonë, te eksplorojme pak me teper. Dhe unë mendoj se kjo mund të jetë një mënyrë e shkëlqyeshme per t’I shtyre njerezit qe te levizin dhe ne do të shohim ndoshta pas disa vitesh nese do te kete nje shtim turizmi te gjermave ne Durres apo ne plazh. Une mendoj qe ju patjetër do ta shihni këtë.
Po, kjo do të ishte shume argetuese edhe pse shumë interesante edhe për të rinjtë dhe jo vetëm ata që i pëlqejnë sportet në Shqipëri të kenë diçka të re për të provuar. Faleminderit shumë moret pjesë ne emisionit tonë.
Faleminderit per ftesen. Ishte nje kenaqesi