Erdhi nga Amerika për dobësim dhe iu dorëzua ‘mëkatit’. Ç’bën Aulona me partnerin që e di balerina?

schedule18:09 - 7 Janar, 2021

schedule 18:09 - 7 Janar, 2021

Sa të sinqertë dhe sa vullnet kanë shqiptarët kur marrin vendimin për të ndjekur një dietë ushqimore? Anila Kalleshi në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi tregoi se ndodh që klientet të mos i ndjekin me rigorizitet këshillat e tyre.

“Unë kam pasur kliente që kanë prerë biletën nga Amerika për të ardhur për të bërë seanca dhe kur kam hapur dritaren dhe e kam parë duke ngrënë ballokumet e Elbasanit, përballë qendrës sime. Ose një tjetër që kishte mbushur shishen e ujit me pije me gaz”, tha Anila.

Ndërkohë, Isida Mollaymeri shtoi se ka mikesha të saja që nuk kanë vullnet dhe nuk ushqehen mirë.  “Kam një shoqe që nuk ha gjithë ditën dhe çohet në 2 të natës dhe ha”, tha ajo.

Janë këto çudira shqiptare me të cilat përballen specialistët në të përditshmen e tyre. Gjithashtu Aulona Musta shtoi se: “Baza është ushqimi. Bë palestër sa të duash, bë stërvitje sa të duash. Shumë gra dhe vajza thonë ‘unë bëja palestër por nuk dobësohesha se pas palestrës, shkoja haja makarona me panë dhe kërpudhë”.

Ermali e pyet Aulonën nëse ndodh të ketë sfida me burrin në shtepinë e saj, kur bëhet fjalë për ushtrimet fizike.  “Po ka sfida”,tha Aulona, ndërkohë që Isida filloi të qeshte. Pavarësisht këmbënguljes së Ermalit që të tregonte pse po qeshte, ajo nuk e tha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!