Një foshnjë ka vdekur një muaj pasi erdhi në jetë, ndërkohë që nëna e tij ishte e intubuar për shkak të Covid-19. Ngjarja ka ndodhur në spitalin Cona në Ferrara, Itali.
Foshnja lindi më 15 prill dhe ndërroi jetë një muaj më pas. Foshnja, e lindur para kohe për shkak të kushteve shëndetësore të nënës, qëndroi në kujdesin intensiv. Lindur pas 27 javësh të shtatzënisë, ai peshonte pak më shumë se një kilogram.
Gruaja, me origjinë marokene, ka dalë nga koma dhe po kalon rehabilitimin në fizioterapi. Pas lindjes, ajo arriti të shohë djalin e saj për herë të parë të premten, një ditë para se ai të vdiste.
“Ajo e përqafoi atë për herë të parë dhe të fundit,” i tha babai mediave italiane. /abcnews.al