Sipas lajmeve të gazetës sportive italiane Tuttosport, Angel di Maria, lidhja e të cilit me Juventusin skadon në fund të këtij sezoni, nuk ka ndërmend të rinovojë, ndaj do të largohet nga Torino kur të përfundojë sezoni.
Nga ana tjetër, bardhezinjtë po punojnë tashmë për pasardhsin e 34-vjeçarit, me disa emra të lidhur me klubin italian, përkatësisht Memphis Depay, Marco Asensio, Marcus Thuram, Marcus Rashford, Nico Williams dhe Eden Hazard. /G.D abcnews.al/


