Astrit Selmani erdhi me bujë tek Kosova për ndeshjet eliminatore të Botërorit 2022, por cuditërisht nuk u aktivizua për asnjë minutë në tre sfidat nga trajneri Shaland. Tifozët u cuditën jo pak pasi sulmuesi është një prurje cilësore për Dardanët.
Selmani aktivizohet në kampionatin suedez me skuadrën e Hamarbit, ku në 23 ndeshje ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 7 asiste. Por është zbuluar arsyeja e mos aktivizimit të Selmanit me kombëtaren e Kosovës. Sipas gazetës “Telegrafi” arsyeja që sulmuesi nuk ka debutuar me Kosovën është një dëshmi penaliteti që duhet të mbërrijë nga Suedia, vend ku ka lindur edhe Selmani.
Delegatët e FIFA-s i kanë komunikuar trajnerit Shaland që nëse aktivizon Selmanin do e humbasin ndeshjen në tavolinë 3-0. /abcnews.al/