Erdhi me bujë te Laçi, tani firmos te rivalët e Shkëndijës

schedule09:35 - 7 Janar, 2020

schedule 09:35 - 7 Janar, 2020

AkademijaPandev është përforcuar së fundmi me një mesfushor që në Maqedoninë e Veriut ka spikatur. Bëhet fjalë për Bojan Najdenov, i cili verën e shkuar provoi të luante në Superiore. Cilësi mjaft të mira në shpërndarjen e lojës dhe një goditje potente, por te Laçi nuk e tregoi veten.

Një dëmtim e penalizoi dhe pa u mbyllur kampionati ai u largua. Deri më tani ishte pa ekip dhe oferta e klubit nga Strumica, vendlindja e tij, e ka bindur mesfushorin të rikthehet të luajë në Maqedoninë e Veriut.

Najdenov luajti 18 ndeshje në Superiore me kurbinasit, 13 prej tyre nga minuta e parë. Mesfushori shënoi një gol me penallti kundër Kamzës dhe tani kërkon të rinisë fluturimin në fushën e blertë. Akademija Pandev luan për një vend në kupat e Europës dhe do të rivalizojë fort me Shkëndijën e Tetovës për vendin e dytë, pasi Vardari i vendit të parë është shkëputur ndjeshëm. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!