Bayern Munchen arriti një marrëveshje me Real Madrid 22 janarin e këtij viti në lidhje me Alvaro Odriozola. Spanjolli erdhi në formë huazimi për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes, por deri tani numëron dy ndeshje të zhvilluara.
63 minuta aktivizim në kampionat dhe vetëm 7 minuta në Kupën e Gjermanisë, janë shumë pak për të bindur bavarezët në investimin për kartonin e 24-vjeçarit iberik. Dy klubet nuk kishin vendosur një klauzolë blerje në lidhje me lojtarin.
Gjithçka ishte programuar të përcaktohej në verë, por kampionët e Gjermanisë e kanë marrë një vendim. AS raporton se Bayern Munchen nuk do të ulet të bisedojë fare me Realin dhe mbrojtësi do të rikthehet në fund të sezonit në Madrid, për të tentuar huazimin e radhës diku tjetër. /abcnews.al