“Erdhën për luftë me kamionë nga Zveçani”, Kurti jep detaje për ngjarjen në veri

schedule12:55 - 24 Shtator, 2023

schedule 12:55 - 24 Shtator, 2023

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për mediat këtë të diele ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen që ndodhur në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe i plagosur Alban Rashiti.

Kur u pyet për armatimin nëpër kisha që është raportuar më herët, Kurti është shprehur se s’mund ta dijë analiza të tilla tash, por tha se s’ka dyshime se është e qartë se bëhet fjalë për formacione të organizuar që është i armatosur, por formacion profesional, mbi 30 individë.

Kur i ka vërejtur policia jonë e rregullt,  në urën në Banjska. Me bateri dore ndriçimi kanë parë që dera e njërit kamion është e hapur, ndërkaq një kamion tjetër ka diçka prej dritave ndezur”.

Policia e ka ditur që bëhet fjalë për kontrabandë, për të cilën Kurti tha se policia jonë e ka luftuar sukseshëm, “sidomos në këto dy vitet e fundit”.

Kurti tha se pas kësaj kanë qenë policët te vendi i ngjarjes ku e kanë pësuar sulmin.

“Për neve në këto momente më e rëndësishme është që ata të dorëzohen te organet. E kam të qartë që kanë ardhur të luftojnë, destabilizojnë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!