Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Erblira Bici “pushton” Europën/ Volejbollistja kuqezi, kampione e Kupës “Challenge” në 2026

schedule13:08 - 19 Mars, 2026

schedule 13:08 - 19 Mars, 2026

Me të vërtetë është e shkëlqyer. Erblira Bici padyshim mund të cilësohet si një Ela Tase e kohëve moderne të volejbollit shqiptar, duke qenë më me fat sepse luan në Europë, dhe ja sapo arriti një triumf të madh.

Si protagoniste absolute fitoi Kupën Challenge, pas finales së dytë tepër të fortë që ekipi I saj, Valefolia, e luajti në Athinë kundër Panathinaikosit.

Greket kishin marrë dy sete në finalen e parë në Itali, pra gjithçka ishte e hapur, por skuadra italiane pikërisht në momentin vendimtar tregoi sesa vlen.



Suksesi ishte 3-0, dhe Bici shënoi 23 pikë, dhe të gjitha volejbollistet e tjera të Valefolias shënuan gjithsej 34.

Ajo ia shtoi këtë kontribut 32 pikëve që realizoi në sfidën e parë.

Italianet ia dolën me rezultatin e seteve 25-20, 27-25 dhe 25-16.

Gjithçka e merituar për vajzat e trajnerit Pistola, ndërsa Bici realizoi nga të gjitha pozicionet, po ashtu ishte shumë e fortë në bllok.

Ajo u shpall lojtarja më e mirë e finales, një nder dhe një arrije e shënuar për të dhe për Shqipërinë.

Tashmë, mori trofeun e dytë europian, pas Championsit të fituar në 2019, por siç e kemi theksuar këtë herë nuk ishte zëvendësuese si dikur, por më e mira e Europës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!