Erald Pashaj: Taksa progresive nuk rezultoi e suksesshme, duhet të ndryshohet

schedule20:29 - 25 Tetor, 2024

schedule 20:29 - 25 Tetor, 2024

Erald Pashaj ekspert në EPPC Shqipëri dhe Kosovë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News u shpreh se taksa progresive nuk ka dhënë rezultat.

Gjatë intervistës në studio ai nënvizoi se nuk rezultoi e suksesshme duke shtuar gjithashtu se duhet ndryshuar.

“I gjithë sistemi që kemi ngritur nuk na ka dhënë akoma rezultate. Taksa progresive është e dukshme që dështoi. Nuk ka njeri që thotë se na dha sukses. Nuk kishte sukses sepse nuk mund të vendosim barrë të lartë fiskale që nuk ka as mundësitë për t’i mbledhur dhe as mundësitë për t’i paguar. Dhe kur ne thonin që janë vënë norma më të larta në rajon, nuk dëgjoheshim. Problemi është që barrën e bëmë shumë të lartë dhe dha një efekt që ne e prisnim. Dhe kur dolën pagat përpara tre viteve  e pamë që në masën 80 % ishte minimale. Unë e kam kundërshtuar taksën progresive, faktet kanë treguar që nuk kanë dhënë sukses. Pra duhet të ndryshohet, të ulet barra fiskale sepse mendoj që baza do të zgjerohet. Të gjithë këto pagesa që bëjmë, kanë kaq vite që paguajnë dhe nuk marrin asgjë mbrapsht”, tha ai duke shtuar: “Nuk jemi kundër iniciativave që merr qeveria. Që taksat duhen  paguar biem të gjithë dakord. Por ne duhet të ndryshojmë sistemin sidomos barrë. Asgjë nuk mund të vijë me forcën e madhe të ligjit që ne nuk e kemi. Sistemi duhet të ulë barrën dhe me uljen e barrë të fillojë dhe aksionet. Punonjësve u thuhej për çfarë i doni sigurimet…se nuk ka diferencë…Të gjithë ata që kanë paguar sigurime nuk përfitojnë ndonjë gjë të madhe…Reforma që u bë më pas ka një lloj ndryshimi…Këtu mund të ndërhyjë qeveria dhe të bëjë një informim të gjerë publik…”

Digjitalizimi?

Erald Pashaj: Ne kemi bërë gabime ndër vite, i kemi përkeqësuar, qeveria ka shumë qejf t’i fshehë gabimet dhe nuk i thotë… Pra ato duhet ta nisin në këtë mënyra “Ato që kemi bërë kanë dështuar, tani  si mund ta përmirësojmë”? Kur ka një çmim të lartë Kur ka një çmim të lartë çdonjëri e sheh që nuk po ecën produkti, pra ul pak çmimin. Ky shqetësim nuk ngrihet sepse nuk paguajnë… Dalin dhe disa biznesmenë që thonë shumë mirë që i ngritën taksat, sepse nuk i paguajnë… Ne duhet të bëjmë zgjidhje të qëndrueshme, duhet të ndryshojmë sistemin…

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!