Një lajm mjaft i bujshëm ka qarkulluar orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Milano. Hakan Calhanoglu, të cilit i ka skaduar kontrata me Milanin mund të qëndrojë në qytetin e modës, por me ngjyra të tjera.
Sky Sport raporton se Interi ka ndërhyrë për t’i bërë një ofertë bindëse mesfushorit, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Zikaltërit thuajse e kanë humbur Eriksen, që dyshon se do kthehet më të luajë si profesionist.
Në këtë situatë Marotta ka ndërhyrë për Calhanoglu, i cili nëse do pranonte ofertën e zikaltërve, do të bënte një tradhti të madhe ndaj tifozëve të Milanit dhe do krijonte një bujë të madhe jo vetëm në Itali. Gjithsesi ai nuk do ishte as i pari, as i fundit. /abcnews.al