Era e fortë sjell probleme në Portin e Shëngjinit, pezullohet lundrimi për 2 ditë

schedule11:26 - 22 Prill, 2022

schedule 11:26 - 22 Prill, 2022

Moti i keq me shi dhe erë të fortë, ka sjell probleme ne Portin e Shëngjinit. Prej mëngjesit të ditës së premte, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla detare.

Aktualisht dallgëzimi ne det është 5 deri në 6 ballë në drejtimin jug/lindje, por kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen në orët në vijim.

Për këtë arsye lundrimi do te jete i bllokuar për dy dite me radhë, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!