Një mjet i tonazhit të rëndë është rrëzuar mesditën e kësaj të marte nga era e fortë, në superstradën Lezhë-Laç.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbi urën e Milotit, por fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjeri nuk kanë pësuar lëndime.
Mjeti është me targa të Kosovës.
Për shkak të incidentit është bllokuar qarkullimi në njërin kah të rrugës prej dy orësh dhe po punohet për largimin e mjetit. /abcnews.al