Është pezulluar linja e trageteve që operojnë në linjën Durrës-Bari, si pasojë e kushteve hidrometeorologjke të përkeqësuar. Forca e detit arrin deri në 8 ballë, me një lartësi dallge deri në 3.5 metra. Pezullimi i lundrimi u njoftua nga ana e kapitenerisë së Portit të Durrësit.
Krahas trageteve është ndaluar edhe lundrimi i anijeve tregtare si edhe flota e peshkimit që operon përgjatë bregdetit shqiptar. Ndërkohë Ekuipazhi i mjeteve lundruese është njoftuar që të marrin masa për sigurimin e tyre me qëllim shmangien e situatave dhe incidenteve detare përgjatë 48 orëve të fundit.
/abcnews.al/