“Equos Resort”, njihuni me kuajt në qendrën më të re të hipizmit në Shqipëri

schedule20:53 - 30 Korrik, 2020

schedule 20:53 - 30 Korrik, 2020

Këtë të enjte Eni Shehu ka udhëtuar drejtë “Equos Resort”, ku përveç pishinës dhe ambjentit të bukur që ky resord ofron, ka prezantuar një ndër ambientet më të veçantë atë të hipizmit.

Në “Equos Resort”, të gjithë të apasionuarit pas hipizmit mund të gjejnë veten dhe mund të kalojnë disa orë argëtimi duke bërë xhiro me kuaj.

Në ambjentet e “Equos Resort”, një ndër të apasionuarit pas hipizmit, Gazi ka prezantuar racat e kuajve që ndodhen në këtë qendër.

Ai ndër të tjera ka theksuar se racat që ndodhet aty janë duke filluar nga ato më të qetat për personat që nuk kanë eksperience deri tek ato që janë të apasionuar pas garave.

Në qendër janë 22 kuaj të racave dhe për sporte të ndryshme kjo është një qendër që funksionon dhe si qendër për të mësuar hipizmin duke filluar dhe nga ato më amatorët. Kuajt janë një kafshë e qetë që më e sjelljet e saj të bën për vete”, është shprehur ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!