Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Epstein”, çifti Clinton refuzon dëshminë/ Nuk paraqiten në Komitetin e Senatit të SHBA

schedule19:05 - 13 Janar, 2026

schedule 19:05 - 13 Janar, 2026

Ish-presidenti Amerikan Bill Clinton dhe bashkeshortja e tij  ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton kanë refuzuar zyrtarisht të paraqiten për të dëshmuar para Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës Qeveritare të Dhomës së Përfaqësuesve në Senatin Amerikan, ne hetimin qe po kryhet per trafikantin seksual Jeffry Epstain. Ky injorim mund te rrezikoje qe cifti te shpallen fajtor dhe te denohen per perbuzje te Kongresit Amerikan.Cifti Clinton ishin caktuar të paraqiteshin për deshmi me dyer të mbyllura të martën dhe të mërkurën në Kapitol Hill. Por, sipas një letre të avokatëve të ciftit Clinton drejtuar kryetarit të komitetit te Senatit Amerikan, dyshja nuk do te paraqiten per te deshmuar.

Letra, e siguruar nga POLITICO, thekson se Bill dhe Hillary Clinton kanë dhënë tashmë të gjithë informacionin që kanë lidhur me Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxwell, e cila po vuan një dënim prej 20 vjetësh për pjesëmarrjen në skemën e trafikimit seksual.

Avokatët e ciftit Clinton  e kanë cilësuar hetimin si “asgjë më shumë se një taktike për të turpëruar rivalët politikë, sipas udhëzimeve të Presidentit Trump”. Ata gjithashtu mohuan kërcënimet ligjore, duke argumentuar se thirrjet për paraqitje “nuk lidhen me një qëllim të vlefshëm legjislativ” dhe për këtë arsye janë “jo të vlefshme dhe të pamundura për t’u zbatuar ligjërisht”.



Kryetari i Komitetit, James Comer, i cili është republikan nga Kentucky, njoftoi të martën se një votim për të shpallur Bill Clintonin në përbuzje të Kongresit do të zhvillohet gjatë sesionit të komitetit javën e ardhshme. Një votim i ngjashëm mund të zhvillohet edhe për Hillary Clinton, nëse ajo nuk paraqitet të mërkurën.

Ndërsa fuqia për të shpallur dikë përbuzes të Kongresit përdoret rrallë, pasojat mund të jenë nga simbolike deri te detyrimi për vuajtje burgu. Historia tregon se administrata Trump nuk ka hezituar të veprojë ndaj kundërshtarëve tëtyre , duke përfshirë përpjekjet për të përfshirë Bill Clintonin në hetimet për Dosje Epstein, pas publikimit te qindra mijera faqeve prova mbi kete ceshtje.

Në të kaluarën, dy bashkëpunëtorë të Trump, Steve Bannon dhe Peter Navarro, u dënuan me burg për mosbashkëpunim me thirrjet e një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me sulmet e 6 janarit 2021 në Kapitol.   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!