Episodi me 12 lojtarët, Nalgelsman: U bë një “lëmsh” nga gjyqtari i katërt

schedule22:19 - 2 Prill, 2022

schedule 22:19 - 2 Prill, 2022

Në ndeshjen që Bayern Munich fitoi me shifrat 4-1 ndaj Freiburg, ndodhi edhe një episod interesantë që nuk jemi mësuar të shikojmë në futboll.

Për 20 minuta, skuadra bavareze kishte në fushën e lojës plot 12 lojtarë, pasi gjatë zëvendësimit ndodhi një gabim, teksa tashmë rrezikojnë të humbasin ndeshjen në tavolinë.

Pas ndeshjes trajneri Julian Nagelsman e komentoi këtë situatë, teksa u shpreh se në atë moment u bë një “lëmsh” i vërtetë ku tekniku ia faturoi këtë gabim gjyqtarit të katërt.

 “Ishte një situatë konfuze edhe për gjyqtari e katërt sepse Tolisso u nis drejt dhomave të zhveshjes. Zyrtari i katërt tregoi numrin e gabuar dhe Kingsley Coman nuk e dinte se duhej të largohej, u bë një “lëmsh”. Megjithatë gabimet mund të ndodhin nga të dyja ekipeve. Megjithatë asgjë nuk ndryshoi për mos qenë një ndeshje e drejtë”, deklaroi Naglesman. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!