Shumë shpejt do të ketë një epilog për vrasjen e Lirdona Ademajt.
Fjalët përfundimtare ndaj të akuzuarve për çështjen e saj: Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, do të jepen më 17 prill.
Pas çdo seance nga ngjarja kanë dalë të dhënë tronditëse.
Pas sagës se i akuzuari kryesor për planifikimin e vrasjes Naim Murseli kishte probleme të shëndetit mendor, ç’ka u hodh poshtë nga ekspertiza, të akzuarit e tjerë i kanë dalë kundër.
Në seancën e kësaj të premteje, Kushtrim Kokalla, ka deklaruar para togave të zeza se nuk ka pasur rol në organizimin e vrasjes dhe ka mohuar se ka ndërmjetësuar mes të akuzuarve të tjerë në këtë rast.
Ai tha se kontaktet dhe takimet me të pandehurit e tjerë nuk kanë pasur lidhje me veprën penale për të cilën ngarkohet, duke theksuar se nuk ka qenë pjesë e ndonjë marrëveshjeje për kryerjen e vrasjes.
Kokalla deklaroi se e kishin thirrur policia që të dorëzohej në stacionin e policisë në Gjakovë ku është intervistuar për 30 minuta.
Ai konfirmoi se kishte pasur biseda me hetues para intervistimit zyrtar, të cilët sipas tij e kanë akuzuar se ai është kryesori në këtë vrasje.
Sipas Kokallës, ai kishte takuar të pandehurit, por jo në rrethana që lidhen me veprën penale.
Qëllimi i shoqërimit të tij me Naim Murselin ishte një kredi prej 25 mijë eurosh që Kokalla e kishte marrë për Murselin dhe me kërkesë të këtij të fundit, ndërsa edhe njohjen e tij me Plavën po ashtu drejtoi gishtin nga Murseli i cili i kishte dhënë numrat e kontaktit.
Sipas aktakuzës, Naim Murseli, ka kërkuar nga Kushtrim Kokalla që të gjejë mundësi për vrasjen e Liridona Ademajt dhe ai ka refuzuar, por në kundërshtim me deklarimet e tij, prokuroria pretendon se ka qenë Kushtrimi që ka gjetur të pandehurin e dytë, Granit Plava, si personin që në fund ka shkrepur armën në 29 nëntor të vitit 2023, në këmbim të 30 mijë eurove.


