Epike/Shkoi në kishë si i ftuar në pagëzim dhe në fund u largua si dhëndër

schedule17:14 - 20 Qershor, 2022

schedule 17:14 - 20 Qershor, 2022

Historia e një biznesmeni nga Chania që rezultoi të ishte i ftuar në dasmën  e tij ose më saktë në ceremoninë që kishte përgatitur e shoqja së bashku me të ftuarit, të cilët i bënë një surprizë që nuk do ta harrojë kurrë në jetë.

Ai vetë shkoi në kishë ku bashkë me gruan e tij, duhet të pagëzonin një fëmijë. Mirëpo, ai mbërriti pak më vonë, teksa e priste surpriza e madhe. Ai pa kumbarën të veshur nuse dhe të gjithë të ftuarit që e prisnin për të filluar dasma.

“I dashuri im, mirë se erdhe në dasmën tonë”, i tha gruaja, duke i dhënë edhe buqetën që sipas zakonit duhej t’i ofronte.

Siç duket edhe në videon përkatëse, atij iu desh pak kohë për të kuptuar saktësisht se çfarë po ndodhte dhe për të reaguar.

Zgjedhja e ditës nuk ka qenë e rastësishme, pasi nusja ka pasur ditëlindjen dhe ka dashur ta festojë në mënyrë të veçantë dhe përveç kësaj “tavolina” për të ftuarit në shtëpinë e çiftit ishte organizuar për festën e ditëlindjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!