Ish-sulmuesi i Arsenalit, Emanuel Adebayor, ka kujtuar një nga shokët e tij tek ekipi londinez. Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Republikës Çeke, mesfushorin Tomas Rosicky.
“Më kujtohet tek Arsenali, kishim në ekip Tomas Rosicky. Ka qenë një lojtar i madh, por ishte shumë delikat. Nëse dikush e pyeste atë “Si je”, ai me shumë mundësi do të dëmtohej. Minimalisht do të ishte jashtë fushave për dy muaj e gjysëm”, kujton me shaka togolezi.
Rosicky luajti për 10 sezone me Arsenalin, ku kaloi dhe momentin më të mirë të karrierës. 39-vjeçari numëron 170 paraqitje me fanellën e “Gunners”, ku ka shënuar dhe 17 gola. /abcnews.al