Epike në Bullgari: Do të gjuajë penalltinë dhe e nxjerr presidenti jashtë, ish-i i Tiranës e humb

schedule20:54 - 24 Maj, 2022

schedule 20:54 - 24 Maj, 2022

Në Bullgari ka ndodhur një nga ngjarjet më epike. Tsarkos Selo ka rënë nga elita e futbollit bullgar, pasi barazoi me rezultatin në ndeshjen e fundit kundër Lokomotiv Sofia 1929.

Protagonist ka qenë pronari i klubit, Stoyne Manolov. Në kohën shtesë u akordua një penallti për skuadrën e tij, që edhe në rast fitoreje mbetej e fundit për shkak të ndeshjeve direkte me Botev Vratsa.

Jaffa tentoi të merrte përsipër penalltinë për skuadrën e tij, por Martin Kavdanski, qendërmbrojtës dhe kapiten i skuadrës nuk e lejoi afrikanin.

Mes Jaffa që fitoi penalltinë dhe ish-mbrojtësit të Tiranës në Superiore pati një debat në fushë dhe presidenti Stoyne Manolov u fut në fushë dhe e nxori nga loja të riun që nuk donte ta lëshonte topin.

Jaffa, pjesë e moshave të Milanit dikur, zëvendësoi shqiptarin Redi Kasa. Për të mos mjaftuar e gjitha kjo, Kavdanksi e gjuajti penalltinë dhe portieri kundërshtar e ndali.

Në fund presidenti i Tsarko Selo mori vendimin drastik t’i vinte kyçin klubit të tij dhe deklarata e tij ishte e qartë: “Investimi i parave në futbollin bullgar është mënyra më e lehtë për t’i humbur ato”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!