Epike, Givet: Na motivoi me Gladiatorin, por pësuam 7 gola

schedule11:55 - 24 Nëntor, 2019

schedule 11:55 - 24 Nëntor, 2019

Gael Givet ka luajtur me Blackburn Rover për tre vite dhe ka pasur fatin të përballet me ekipe mjaft të forta në Premier League. Francezi, i cili tashmë e ka mbyllur me futbollin, është aktivizuar në më shumë se 100 ndeshje në elitën e futbollit anglez.

Givet ka përjetuar një humbje të thellë me Manchester United, ndërkohë që së fundmi ka zbuluar se si trajneri i tyre asokohe, Sam Allardyce, u mundua të motivonte lojtarët duke u treguar atyre klipe nga “Gladiatori” dhe “300 Spartanët.

Në intervistën e dhënë për “L’Equipe”, ish-mbrojtësi është shprehur: “Ne të gjithë ishim si, Ahhhh (imiton ushtarin me shpatë)’. Pas 30 minutash kishim pësuar tre gola. Në fund u mposhtëm 7-1”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!