Epidemiologu klinik Ilir Alimehmeti në një intervistë për Abc e Mëngjeist është shprehur se ndarja zonë e kuqe dhe e gjelbërt bëhet për të dalluar një vatër kryesore infektisoni.
Sipas epidemiologut në vendin tonë në raport me rastet që ne kemi asnjë nga bashkitë e Shqipërisë nuk duhet të jetë konsideruar zonë e kuqe. Tirana ka theksuar epidemiologu që të futej në zonën e kuqe duhet të kishte 250 raste në javë.
“Koncepti zonë e kuqe apo e gjelbër është për të treguar një vatër infeksioni. Gjithahstu duhet të kuptojmë se vatër nuk ka pse të jetë një bashkie tërë, ajo që do na ndihmonte për të quajtur një zonë të kuqe ose jo është indikatori. Për këtë indikator Gjermania ka vendosur një shifër që është 50 raste për çdo 100 mijë banorë në një javë sepse në një ditë të vetme mund të kemi situata sporadike dhe ndaj nevojitet një javë.
Në këtë llogari i bie që në Tiranë të kemi 250 raste në javë për tu cilësuar e tillë. Përdorëm kriterin e Gjermanisë pasi nuk e dimë kush është i joni. Nëse do të shikojmë shifrat e gjermanisë ajo ka ecur rreth 9 fish më keq në kuadër të vdekshmërisë për 1 milionë banorë. Në këto raste më e mira është që të marrin rastin ekstrem”, është shprehur ai.
Mjeku ndër të tjera nga Abc e Mëngjesit ka theksuar se sipas rasteve të reja të konfirmuar Kruja është vatra më e rrezikshme e infeksionit dhe që patjetër duhet të jetë pjesë e zonës së kuqe.
Masat inteligjente sipas epidemiologut është mënyra më e mirë për të gjurmuar popullatën që kanë qenë rrisk dhe kontakt me një të sëmurë.
“Në Krujë duhet të bëjmë kujdes, pas ka një numër më të vogël. Shumica dërrmuese në këtë qytet ka ardh si pasojë e industrisë fasone dhe jo të lirimit të masave, pasi me lirimin e masave Kruja po ecën mirë. Berati është një tjetër qytet që nuk mund të bëhet pjesë e listës së zonës së kuqe, pasi numri i rasteve është shumë i vogël, dhe mbi të gjitha nëse rasti është në fshat s’ka pse të izolohet qyteti.
Ne nuk kemi futur masat inteligjente në punë në këtë situatë për të kontrolluar popullatën. Ne duhet të jemi në kontroll të të gjithë popullatës, jemi në 2020 le të jemi si në këtë vit. Rëndësi ka që tashmë ytë shfrytëzojmë mjetet që ne kemi. Kemi metoda të ndryshme gjurmimi që mund ti shfrytëzojmë.
Në kuadër të statistikave epidemiologu ka theksuar se në vendin tonë nuk duhet të kishte bashki të kuqe.
“Sipas statistikave të gjithë bashkitë ne vendin tonë ne duhet të jemi zona të gjelbërta. Një person që nuk vuan nga sëmundje që është i shëndetshëm është më i qetë nëse jeton në një zonë të gjelbërt në krahasim me një që jeton në zonën e kuqe. Tashmë është koha që personat të mos mbahen më nën tension. Këtë sëmundje ne kemi mësuar se janë më të rrezikuar personat e vjetër në moshë dhe që janë të dobët”, është shprehur mjeku./abcnews.al