Epidemiologu: Jo çdo maskë të mbron, distanca është siguri 100%!

schedule10:02 - 29 Korrik, 2020

schedule 10:02 - 29 Korrik, 2020

Epidemiologu Ilir Alimehmeti në rrjetin social “Fecebook” ka reaguar për cilësinë dhe mënyrën e përdorimit të maskave. Ai shprehet me mesazh të qartë se jo çdo maskë mund të mbrojë nga COVID-19.

Po ashtu epidemiologu thekson se maska nuk është siguri 100%, por distanca është ajo që luan rol kryesor në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Statusi:

Qe ta kemi te qarte!
Jo cdo maske mbron!
Maska nuk eshte dordolec!
Perdorni masken e duhur ne momentin e duhur, ose lereni fare ate muhabet!
(Shtese vetem per ata qe fokusohen ne detaje dhe jo ne mesazhin e pergjithshem)
Qellimi i postimit eshte:
Mos u ndjeni te mbrojtur apo supermene vetem se keni maske, sidomos maska te tipit “beje mire, beje vete”!
Mbani distancen, se ajo eshte siguri 100%!
Maska nuk eshte siguri 100%!
Asnje lloj maske!
DISTANCA ESHTE KYÇE

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!