Në studion e Abc News, mjeku epidemiolog Alban Ylli teksa komentoi situatën nga përhapja e Covid-19 në vend, u ndal edhe tek çështja e hapjes së shkollave.
Ylli tha se për shkak se në shkolla ka një grumbullim të madh, është vendosur në aktivitete me risk të lartë nëse hapen. Sipas tij duhet të studiohet mirë situata, ndërsa duhet pritur edhe një muaj, për t’u qartësuar situata.
Lexo edhe: Epidemiologu: Arsyet pse Covid-19 nuk ka qarkulluar që në janar në Shqipëri
Epidemiologu thekson se nëse diskutohet qershori për tu hapur, pas hapjes duhet të monitprohet mirë situata.
“Kjo ka qenë asyeja pse shkollat janë vendosur në prioritet e aktivitetit të fundit për tu hapur. Kjo për shkak se ka një grumbullim të madh dhe fëmijët jetojnë me gjyshërit. Ky është problem shumë i madh, por unë ndjej te kolegë të tjerë që ka një prirje për ti mbajtur shkollat ende të mbyllura. Duhet një debat më i gjerë. Në Shqipëri çështja e shkollave është vendosur te aktivitet me risk të lartë, duhet të presim edhe një muaj them unë për të qenë më të qartë. Teknikat që po përdorim tashmë gjatë kësaj hapje, mund të na ndihmojë në të ardhmen. Diskutohet qershori, nëse kemi një përkeqësim duhet të mendojmë për një zgjidhje”, thotë ai. /abcnews.al