Epidemiologu: E kemi kapërcyer pikun e infeksionit në nëntor, por jemi larg imunitetit të tufës

schedule17:57 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 17:57 - 30 Dhjetor, 2020

Dr. Alban Ylli, epidemiolog pranë ISHP ka deklaruar në një intervistë për ABC me gazetarin Endri Xhafo se na pret një dimër i vështirë pasi vendi jonë është ende shumë larg imuniteti i tufës. Teksa prezantoi të dhënat e studimit të përgatitur nga Akademia e Shkencave sipas të cilit 50% e qytetarëve në Tiranë kanë rënë në kontakt me virusin, Ylli tha se kjo tregon se në muajt në vazhdim nuk do të kemi një valë të ngjashme me atë që kaluam në muajin Nëntor.

“Do të ketë gjithmonë persona që do të dalin falso negativ. Hipotezat tona bazoheshin në gjetje të tjera të cilat na tregonin që virusi qarkullon në heshtje më shpesh se sa mund të diagnostifikohen. Bazuar mbi këto fakte ne ndërtuam hipotezat tona. Ne jemi duke punuar me të dhënat. Mund të ketë ndonjë artificë të mëvonshme.

Por në Tiranë mund të rezultojë 50%. Ka dhe qytete të tjera. Për valën e dytë ende nuk ka publikime. Vetëm në zona të izoluara. Në radhë të parë dua të sqaroj përdorimin e termit “imuniteti i tufës”. Të gjithë vendet e botës nuk kanë ndjekur imunitetin e tufës por janë përpjekur ta frenojnë në mënyra të tjera.

Arritja në këto përmasa në Tiranë, na ndihmon ne të kuptojmë se në muajt në vazhdim është vështirë të kemi një valë të përmasave të asaj që pamë në fund të nentorit. Por jem ende larg asaj që quhet imuniteti i tufës. Duhet të jemi të përgatitur për një dimër të vështirë dhe një qarkullim të vazhdueshëm të virusit vitin që vjen”, tha Alban Ylli./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!