Mjeku epidemiolog Rexhep Muja ka demostruar live në studion e Radar Informativ si bëhet një test i shpejtë.
Siç ka njoftuar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, testet e shpejta do të nisin të aplikohen nga dita e hënë.
Ndërkohë, epidemiologu zbuloi këtë mbrëmje për teleshikuesit e ABC se si kryhet një test i tillë. Jonida Shehu iu nënshtrua testit të tamponit, ndërsa përgjigja nuk vonon më shumë se 20 minuta. Epidemiologu sqaroi se janë trajnuar për këto teste, ndërsa thotë se fillimisht marrin të dhënat e pacientit që të mos ketë ngatërresa.
“Fillimisht marrim të dhënat e pacientit. Përgjigja vjen për 20-30 minuta. Shënohen të dhënat që të kemi saktësi. Futet tamponi në hundë. Më pas e lëmë të qetë. Kemi bërë trajnime për testet e shpejta. Fillimisht do të nisim me Tiranën pastaj në rrethe. Për 30 minuta i hedhim të gjitha të dhënat në panel”, shpjegoi ai. g.v/abcnews.al