Personat nën moshën 21 vjeç mund të jenë më të rrezikuar nga varianti indian, sipas epidemiologut britanik Neil Ferguson. Në një konferencë për shtyp, epidemiologu tha se nuk ishte e qartë nëse infektimi i të rinjve ishte për shkak të ndonjë arsyeje biologjike.
Në vend të kësaj, mund të jetë rezultat i mjedisit për shembull, sepse të rinjtë nuk vaksinohen.
“Ekziston një indikacion në të dhënat që kemi se personat nën 21 vjeç kanë më shumë gjasa të infektohen me variantin indian të koronavirusit në krahasim me variantet e tjera që janë identifikuar javët e fundit në Britani”, tha Ferguson.
Ravi Gupta, mikrobiolog në Universitetin e Kembrixhit, i cili ishte i pranishëm në konferencë tha: Unë mendoj se duhet t’i marrim seriozisht këto raporte në lidhje me përhapjen e shpejtë të variantit tek të rinjtë sepse kjo është shenja e parë që tregon se ekziston një problem …”Nëse presim që të verifikojmë të dhënat, do të jetë shumë vonë”.
Në Britani, personat nën moshën 21 vjeç do të jenë të fundit që do të marrin dozën e parë të vaksinës së koronavirusit, mbase në fund të korrikut./abcnews.al