Spanja sfidon nesër në orën 21:00 Suedinë në ndeshjen e parë të grupit E në Sevilje. Para kësaj sfide në konferencë për mediet foli trajneri i “Furisë së Kuqe”, Luis Enrique, që si gjithmonë ishte mjaft i mbyllur për formacionin dhe tregoi se Spanja është ende në proces ristrukturimi.
“Ka qenë javë e vështirë. Njerëzit përshtaten shpejt me situatat dhe tashmë mendojmë për të ardhmen. Duam të luajmë bukur nesër dhe ta fitojmë ndeshjen. Do të doja të kisha Busquets në ekip, por gjithsesi nuk ankohem. Mbaj mend entuziazmin tim në Boptërorin e parë.
Si trajner është shumë më ndryshe. Intensive dhe duhet të marrësh shumë vendime. Suedia bën lojë direkte. Në sulm ata kanë lojtarë të fortë si Isak, që luan në La Liga. Mungesa e Kulusevskit sigurisht do ndihet, por nuk e di kush do e shoqërojë Isak. Do jetë ndeshje intensive dhe e vështirë. Portieri? Nuk kam vendosur ende se cili do nisë nga minuta e parë nesër.
Plani nesër është i qartë. Do të provojmë të krijojmë shumë shanse për shënim dhe të dominojmë Suedinë. Mbrojtja të presojë sa më lart dhe të vjedhë topa. Mungesë liderësh? Nuk ekziston kjo. Janë shumë lojtarë dhe të gjithë duhet të sillen si të tillë. Edhe unë jam një nga liderët, trajnerët janë gjithmonë.
Nëse një trajner nuk është lider, është shenjë e keqe. Revolucion te Spanja? Realiteti është se vitet kalojnë për të gjithë, lojtarët nuk janë të përjetshëm. Kur erdha këtu mendova të bëj ristrukturim dhe kjo është ajo që po bëj. Ka disa të rinj, por edhe veteranë. Është një miksim i mirë”, tha Enrique. /abcnews.al