Enrique largohet pas Kupës së Botës 2022? 2 kandidatët që mund ta zëvendësojnë

schedule17:57 - 24 Mars, 2022

schedule 17:57 - 24 Mars, 2022

Luis Enrique mund të largohet nga kombëtarja spanjolle pas Kupës së Botës 2022.

Siç shkruan Marca, 51-vjeçari do të largohet pas Botërorit. Kontrata e tij është deri në fund të vitit 2022 dhe ende nuk është rinovuar.

Në rast se Enrique largohet nga kombëtarja, Federata Spanjolle e Futbollit po shqyrton opsionet për të emëruar Marcelino, apo ish-trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde.

Enrique u kthye në kombëtaren spanjolle në nëntor 2019. Më herët është raportuar vazhdimisht për interesimin e tij nga Manchester United. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!