Mbrëmjen e djeshme kombëtarja e Spanjës pësoi një humbje të papritur në transfertën e Ukrainës. Të besuarit e Luis Enrique dominuan lojën, por u ndëshkuan nga goli i Viktor Tsigankov, i cili shënoi në minutën e 76-të.
Menjëherë mediat kryqëzuan portierin David De Gea, por tekniku spanjoll i doli në mbrojtje gardianit të Manchester United. “Ju mund të na kritikoni më shumë, por t’ia vini fajin vetëm De Geas nuk është një zakon i mirë.
Playing alongside Maguire, Wanna be Saka and Shaw has really made David de Gea a Banter keeper…?? pic.twitter.com/i4zVnVm59e
— El Niño ?? (@suppandiiii) October 14, 2020
Nëse David do të gjykohet për një ndeshje si kjo, atëherë hajde largohemi që të gjithë. Nëse ne sulmuam vazhdimisht, normal që do të kishim disa kundërsulme nga ata.
Ata po mbroheshin dhe po ruanin rezultatin 0-0. Në një aksion të vetëm ata na kapën mat dhe shënuan. Sigurisht që duhen përgëzuar për këtë ndeshje. Ishte një ndeshje që e kishim ne në kontroll, por kundërshtari po mundohej të na mbyllte të gjitha hapësirat dhe ia doli.
Ne krijuam shumë shanse me Adamën, por në fund u futëm në panik. Kam humbur shumë ndeshje si këto në karrierën time, megjithatë më pëlqeu se çfarë pashë në fushë nga skuadra ime”, mbyll Enrique. /abcnews.al