Mbrëmjen e nesërme Spanja sfidon Zvicrën në Rusi për çerekfinalet e Euro 2020. Para kësaj ndeshje foli trajneri Luis Enrique, që kujtoi fitoren minimale në Madrid dhe barazimin në Zvicër. Ai foli edhe për Unai Simon, duke kujtuar një thënie të Rafa Nadal.
“Zvicra u kualifikua dhe e mira dhe e keqja është se ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, Do jetë ndeshje shumë e vështirë dhe e komplikuar. Nuk kanë shumë emra, por janë ekip i fortë. Në ndeshjen në Madrid ishim ne superiorë, edhe pse ishte ndeshje e vështirë.
Në të dy ndeshjet ndaj tyre ne ishim shumë më lart. Lidhur me golat e shënuar ndaj Kroacisë, qëndrimi si ekip ka qenë shumë i mirë, por kemi bërë disa gabime individuale. Jemi një nga ekipet më të mirë në mbrojtje.
Ankohem vetëm me atë që bëmë me topin në minutat e fundit të kohës së rregullt. Të mos e gozhdojmë Unai Simon vetëm për shkak të një gabimi. Është shumë e rëndësishme ajo që ai bëri pas gabimit. Rafa Nadal thotë se ju keni memorie peshku dhe ka të drejtë.
Nëse e humb një top, nuk ka dobi të mendosh më për të, duhet të vazhdosh. Ajo që bëri Unai pas gabimit ishte e jashtëzakonshme. Ndryshime nesër? Nuk e di, nesër do vendos. I besoj aq shumë të gjithëve sa çdokush mund ta nisë si titullar.
Fizikisht jemi shumë mirë. Por të tilla ndeshje ndonjëherë janë më shumë emocionale se fizike. Nëse jemi mirë nga ana mentale, shkojmë paralel edhe fizikisht”, u shpreh Enrique. /abcnews.al