Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Enrique: Do të jetë festë në Katalonjë, kemi ndërthurë lojtarë me eksperiencë dhe të rinj

schedule19:35 - 25 Mars, 2022

schedule 19:35 - 25 Mars, 2022

Në prag të miqësores me Shqipërisë, takim që do të luhet ditën e nesërme në Barcelona, ora 19:45, në konferencën për shtyp doli edhe trajneri i kombëtares spanjollë.

Luis Enrique theksoi se kombëtarja e tij do të mundohet se takimin e nesërm ta kthejnë në festë, pasi rikthehen të luajnë në Katalojnë pas 18 vitesh.

“Mendoj se stadiumi nesër do të jetë i mbushur në kapacitetin e tij maksimal, herën e fundit që unë kam luajtur në Barcelona ka qenë për llogari të një finale olimpike dhe stadiumi ka qenë plot. Ka qenë një nga ndeshjet e mia më të mira dhe shpresoj që edhe nesër ta kthejmë në një festë.

Jemi para Kupës së Botës që është një kompeticion shumë kompleks, por me personalitetin që kanë këta lojtarë ne do të garojmë dhe do t’i hapim punë secilit kundërshtar.

Do të jetë një festë në Katalonjë dhe shpresoj të jemi në lartësinë e duhur. 18 vite pa luajtur në Katalonjë është një kohë e gjatë. Të rinjtë? Unë bëj listën dhe nuk mendoj për moshën, mendoj se kemi një grup me lojtarë me eksperiencë dhe me ata të rinj”, u shpreh Luis Enrique. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!