Enrique apo Nagelsmann? Cili do të jetë trajner i Bayern

schedule18:56 - 14 Prill, 2023

schedule 18:56 - 14 Prill, 2023

Chelsea do të drejtohet nga Luis Enrique ose Julian Nagelsmann nga sezoni i ardhshëm, raportojnë mediat e njohura britanike.

Pronari i Chelsea, ka vendosur padyshim që spanjolli ose gjermani ta marrin skuadrën në fund të sezonit, kur skadon kontrata e përkohshme me Frank Lampard.

Todd Boehly, para dhjetë ditësh ka telefonuar Luis Enrique-n dhe siç raportojnë mediat angleze, trajneri i fundit i Spanjës i ka lënë përshtypje të mira amerikanit.

Pronari i Chelsea ende dëshiron të dëgjojë se çfarë projekti mund të ofrojë ish-trajneri i Bayern dhe Leipzig, përpara se të marrë një vendim përfundimtar pas dhjetë ditësh. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!