Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, publikoi dje listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve. “La Roja” do të ndeshet me Portugalinë, Zvicrën dhe Ukrainën dhe tekniku spanjoll ka folur për gjendjen e ekipit të tij.
“Adama Traore është thërritur dhe nga kombëtarja e Malit, por ai do të luajë për ne. Unë pata një bisedë me të dhe ai ma shprehu plotësisht dëshirën për të qenë më ne. Kjo është hera e tretë dhe shpresoj të jetë e vërteta,” deklaron spanjolli, duke iu referuar ndeshjeve të fundit ku sulmuesi i Wolves nuk luajti për shkak se u infektua me Coronavirus.
“Dani Carvajal? Nuk është në një situatë të këndshme, por është në duar të sigurta. Unë do të flas me stafin tim, por ne jemi shumë të qartë se kush do ta zëvendësojë atë.
“Ansu Fati po kalon një moment të mirë. Karakteristikat e tij teknike janë të shkëlqyera. Edhe pse ai është i vogël, ka një goditje mjaft të mirë në portë. Me apo pa top, ai i njeh shumë mirë detyrat e tij. Shpesh mediat e krahasojnë atë me trashëgimtarin e Messit, por nuk është kështu. Ai është trashëgimtari i vetes.
Fati duhet të punojë shumë, të ulë kokën dhe të vazhdojë kështu. Ndikimi i medias është i dukshëm. Këshilla më e mirë për të nga famiilja e tij dhe nga ne që kemi përvojë në futboll është të jetë sa më modest dhe të vazhdojë me këtë ritëm,” mbyll Enrique. /abcnews.al