Enkileda Carja ka arritur të bëhet kampione në peshëngritje për kategorinë 40 dhe 45 kg dhe në moshat U15 dhe U17. Duke folur për pasionin për peshëngritjen në emisionin “Nuk është karantinë”, 13-vjeçarja shpjegoi dhe historinë e veçantë që qëndron kësaj disipline.
“Kam filluar duke shoqëruar motrën, dhe duke qenë së më pëlqeu dhe mua fillova dhe unë pas motrës.”, u shpreh ajo. Nga një mbështetëse e motrës, ajo tashmë është kthyer në “rivalen” e saj.
“Talentin tim e ka kuptuar trajnerja ime. Zysha pa anën fizike, karakterin dhe konstruktin. Talenti nuk është i mjaftueshëm sepse duhet dhe punë që të arrish të bëhesh kampione.”, thotë ajo.
Ajo thotë se e motra është një ndër mbështetëset e saj më të mëdha dhe personi me të cilin e ndan këtë pasion. “Po përveç zyshës është motra. Kam fatin e mirë që këtë profesion ta ndaj me motrën time.”, shtoi Enkileda. /abcnews.al

