“Enki, Gazi dhe Jorka nuk dalin dot nga shtëpia”, Noka: Jeni shërbëtorë të Edi Ramës

schedule18:20 - 9 Qershor, 2022

schedule 18:20 - 9 Qershor, 2022

Deputeti demokrat Flamur Noka e ka sjellë sot në foltoren e Kuvendit konfliktin e brendshëm të Partisë Demokratike. Shërbëtorë të Edi Ramës, i quajti Noka Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun.

Demokrati tha se ata nuk kanë lidhje me opozitën dhe se nuk mund të përfshihen në komisionin e reformës territoriale. Sipas tij, maxhoranca nuk mund të përcaktojë se cila do të jetë opozita.

“E dini ju që Enki, Gazi, Jorka nuk dalin dot nga shtëpia. Dhe ju i i keni caktuar opozitë. A e dini ju që i gjithë populli opozitar nuk është për pazar me ju. Ku iu çon mushka me këtë histori. A e bëtë një komision për iceneneratorët, iu bë lavazh Edi Ramës. A ishte komisioni i zgjedhjeve i vjedhjes së votave në 25 prill.

Ku shkoi Taulant komisioni i reformës zgjedhore. A mos e ndatë kokë më kokë këtë punë. A e dinë demokratët dhe shqiptarët se kush është regjimi? Ku shkoi ai komision? A ka ndonjë shqiptar që e di se cili është rezultati i atij komisioni q sot po na ngrohet një komision tjetër. Çfarë lidhje nga Enki, Gazi dhe Jorka me reformën territoriale? Asnjë lidhje s’kanë. Ata nuk dalin dot nga shtëpia. Gazi e ka tmerr Elbasanin se i bie të fikët. Këtu ka shërbëtorë dhe fake opozitë”, tha Noka. g.v/abcnews.al