Enkelejda Kapedani kërkon falje për videot në TikTok: Do bëhem më e kujdesshme

schedule11:29 - 17 Janar, 2022

schedule 11:29 - 17 Janar, 2022

Gjyqtarja Enkeleda Kapedani ka pranuar shkeljen disiplinore që ka kryer me publikimin e videove në TikTok ku shihej teksa sfilonte në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit me këngë të fortësh në sfond “mafia”.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën me dije se ka pranuar sot kërkesën për marrëveshje të gjyqtares, e cila propozonte pranimin e shkeljes në këmbim të një mase më të butë.

Gjyqtarja ka pohuar se në çastet e para është gjendur përballë një presioni shumë të madh psikologjik, familjar, mediatik dhe institucional, të cilat në tërësinë e tyre ndikuan edhe aftësinë e saj për të përceptuar realitetin dhe mënyrën e reagimit ndaj tij. Magjistratja ka deklaruar se periudha e pezullimit deri më sot i ka shërbyer për të reflektuar thellë rreth situatës dhe të ndjejë një peshë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie për atë çfarë ka ndodhur, duke e bërë më të kujdesshme në jetën e saj private”, thotë ILD.

Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani nuk i përmbajti dot lotët kur diskutohej pezullimi i saj nga detyra nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor në qershor të 2021. Kapedani i kërkoi KLGJ-së që të jepte një vendim të pa ndikuar pasi videot janë shpërndarë më qëllimin e vetëm për të goditur figurën e saj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!